I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po kërkon që Prishtina të dalë shpejt me një propozim për të formuar një asociacion serb të komunave.
Ai në një intervistë për Die Presse kërkoi që të thyhet cikli i dhunës, përcjell portali rtv21.tv.
“Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i detyrojë kryetarët shqiptarë në veri të kalojnë nëpër zyra komunale, të cilat janë kaq simbolike për serbët. Megjithatë, puna administrative duhet të vazhdojë. Udhëheqja e Serbisë, nga ana tjetër, duhet të dërgojë mesazhin e qartë: Dhuna nuk do të tolerohet – jo kundër forcës paqeruajtëse të KFOR-it dhe jo kundër policisë. Dhe atëherë duhet të kërkojmë një mënyrë për të krijuar besim më të madh – edhe nëse kjo do të thotë zgjedhje të reja për kryetar bashkie.”, tha Escobar.
Escobar edhe një herë përsëriti se me formimin e Asociacionit nuk do të ketë një republikë e re serbe si Bosnja dhe Hercegovina.
“Kjo nuk do të jetë një republikë e re serbe si Bosnja dhe Hercegovina.Themelimi i Asociacionit Serb të Komunave në Kosovë është një angazhim ndërkombëtar, ligjërisht i detyrueshëm. Ato përmenden në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Evropian dhe Marrëveshjen e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA për këtë. Pra, Asociacioni Serb i Komunave duhet të vijë. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Serbe si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur për këtë. Kosova duhet të lëvizë menjëherë këtu dhe të na japë një projekt-marrëveshje. Për shkak të Marrëveshjes së Ohrit “, deklaroi Gabriel Escobar.
Gazeta austriake po ashtu pyeti Escobarin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e do parimisht këtë Asociacion.
“Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, kjo shoqatë e komunitetit do të vijë. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”, u përgjigj Escoabr, transmeton Gazeta FAKTI.
Burimi:
https://www.diepresse.com/6296309/usa-draengen-premier-kurti-der-kosovo-muss-sich-sofort-bewegen